Gjykata e Shkodrës akuzoi Prokurorinë se nuk hetoi ceremoninë për shqiptarë-vrasësit serbo-malazezë të vitit 1913

Gjykata e Shkodrës akuzoi Prokurorinë se nuk hetoi ceremoninë për shqiptarë-vrasësit serbo-malazezë të vitit 1913

Gjykata e Shkodrës bie dakord me Policinë kundër terrorizmit  se prokuroria nuk ka bërë detyrën dhe nuk ka hetuar ceremoninë përkujtimore për ushtarët serbo-malazezë të mbajtur në fshatin Gajtan. Për këtë arsye, gjyqtarja pranoi kërkesën e rrallë të Policisë së Shtetit, që u përplas gjatë marsit me Prokurorinë, pas një aktiviteti të denoncuar në emisionin e gazetarit Marin Mema, një ceremoni për të cilën antiterrori thotë se kryqi është vendosur pa lejen e bashkisë. Por diçka e tillë është bërë me qëllimin për të provokuar këmbëngul antiterrori, ndaj gjykata urdhëroi prokurorinë të kryejë veprime hetimore për të zbardhur dyshimet se gjatë ceremonisë është nxitur urrejtja etnike. Antiterrori kërkon hetimin e shoqatës që organizoi kryqin në përkujtim të ushtarëve të vrarë gjatë 1912-1913-ës, të cilët në këtë aktivitet u konsideruan nga pushtues, në çlirues të Shkodrës. Në detyrat që gjykata i ka lënë prokurorisë, është identifikimi i pjesëmarrësve në ceremoni dhe pyetja e tyre përfshi saktësimin e rolit të shtetasve të huaj. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …