Sot në Turqi mbahen zgjedhjet lokale për 5 vitet e ardhshme. Votojnë rreth 57 milionë votues në 194.390 vendvotime

Sot në Turqi mbahen zgjedhjet lokale për 5 vitet e ardhshme. Votojnë rreth 57 milionë votues në 194.390 vendvotime

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë,  në votime do të marrin pjesë 12 parti politike. Turqit votojnë për zgjedhjen e “kryetarëve të bashkive metropolitane”, “kryetarin e bashkisë”, “anëtar të këshillit bashkiak” dhe “kryepleq dhe Këshillin e kryepleqve”.  Votimet zhvillohen mes 07:00-16:00 dhe në disa të tjerë 08:00-17:00 me orën lokale. Gjatë votimeve Turqia ndalon shitjen e pijeve alkoolike në lokale, markete dhe vende publike. Dasmat po ashtu në zbatueshmëri me rregullat dhe ndalesat e përcaktuara mund të zhvillohen vetëm pas orës 18:00. Radiot dhe të gjitha llojet e mediave ditën e zgjedhjeve nuk  japin lajme, parashikime dhe komente në lidhje me zgjedhjet deri në orën 18:00. Të gjitha publikimet e tjera janë të lira vetëm pas orës 21:00.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …