Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim aprovues lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar

Pas më shumë se tre muajsh, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me çështjen e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. Pas shqyrtimit të ankesës së bërë nga deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje,  Kushtetuesja ka marrë e vendim, në të cilin saktëson se   ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën të pranueshme për shqyrtim pasi konstatoi se çështjet e ngritura në kërkesë janë të kompleksitetit të tillë, sa që përcaktimi i tyre duhet të varet nga shqyrtimi i meritave dhe se kërkesa nuk mund të konsiderohet si qartazi e pabazuar brenda kuptimit të Rregullores. “Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe të argumenteve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Kushtetuese theksoi: nuk është dëshmuar se vendimi për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues;  bazuar në argumentet e paraqitura, nuk rezulton se Kuvendit i është cenuar apo pamundësuar ushtrimi i kompetencave të tij kushtetuese për miratimin dhe zbatimin e buxhetit shtetëror, thuhet mes tjerash  në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …