Me një manifestim Hani i Elezit e ka shënuar 19 vjetorin çlirimit të komunës nga okupatori serb

Me një manifestim kulturor Hani i Elezit e ka shënuar 19 vjetorin çlirimit nga okupatori serb

Intonimi i himnit kombëtar shënoi fillimin e manifestimit për nder të 19 vjetorit të çlirimit të komunës se Hanit të Elezit nga okupatori serb. Një fjalë përshëndetëse para të pranishmeve e mbajti kryetari Rufki Suma. Ai ndër të tjera tha se sa herë që e shënojmë ditën e çlirimit duhet të kujtojmë okupatorin. Për të ardhur deri këtu u derdh shumë gjak e janë bërë shumë sakrifica. Por ende kemi mijëra të zhdukur që i mungojnë vendit. Ishte UÇK-ja dhe mbështetja e NATO-s, forca që na solli lirinë. Por ende nuk jemi të lirë ngase tani po përballemi me Gjykatën Speciale. Luftën e bëmë për një të ardhme me të mirë për brezat e ardhshëm. Suma po ashtu kujtoi edhe kontributin e gjithsecilit për luftën mbase ende nuk është realizuar amaneti i dëshmoreve për bashkimin kombëtar. Hani i Elezit i ka dhënë 15 dëshmor për lirinë e atdheut. Ne i gëzohemi çlirimit të vendit ngase ne vitin 2005 u themelua edhe komuna e jonë. Ne krenohemi për të arriturat që kanë ndodhur këto vite ka thënë kryetari Suma. Pastaj është bërë shpërndarja e shpërblimeve për ekipet futbollistike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …