Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat, për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë nga Kosova dhe Shqipëria

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë 5 kilogram dhe me vlerë tregu  mbi 400 mijë euro. Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari, Daniel Avdija si dhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci do të hetohen në qelitë e tyre,  në paraburgim. Pesë personat shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit. Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë. Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …