Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rrezarta Krasniqi: Nuk kam besuar se kryeministri Albin Kurti, mund të quajë naiv, sekretarin amerikan të shtetit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje.  Ajo e ka quajtur të papranueshme serinë e skandaleve që kanë prekur Qeverinë Kurti. Krasniqi ka përmendur edhe deklaratën, në të cilën Albin  Kurti i quante “naivë” diplomatët ndërkombëtarë. Në Kuvend, kam theksuar se kjo qeverisje është bërë e njohur vetëm për skandalet, aferat korruptive dhe kriminalitetin. Çdo ditë shohim se këto skandale po bëhen rutinë e zakonshme. Nuk e kam besuar kurrë se nga ky pushtet, shtetet që kanë njohur Kosovën do t’i kthejnë shpinën vendit tonë. Nuk kam besuar  se si lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të quajë sekretarin amerikan të  shtetit ‘naiv’. Nuk kam arritur të kuptoj se si një qeveri nuk ndërmarr asnjë veprim përveç largimit të qytetarëve tanë nga ky vend. Nuk mund ta kuptoj se si ata mund të mbrojnë individët e korruptuar,” ka deklaruar, mes tjerash deputetja Rrezarta  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …