Gjykata speciale në Hagë ka njoftuar se në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është vendosur një afat i ri procedural për fazën e mbrojtjes. Sipas vendimit të gjykatësit të vetëm, palët janë urdhëruar të dorëzojnë deri më 22 prill 2026 parashtrimet e tyre me shkrim lidhur me kalendarin e pjesës së mbetur të procesit. Këto parashtrime pritet të ndikojnë në mënyrën e organizimit të fazës përfundimtare të gjykimit. Gjykatësi Gosnell ka bërë të ditur gjithashtu se, në varësi të zhvillimeve procedurale, data 5 maj 2026 në orën 16:00 është përcaktuar si afati kur mbrojtja duhet të dorëzojë njoftimet për përmbylljen e paraqitjes së provave. Ky zhvillim shënon një tjetër fazë të rëndësishme në një proces të gjatë dhe kompleks gjyqësor, i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe politike në Kosovë, për shkak të peshës së akuzave dhe figurave të përfshira.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
