Artan Behrami

Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, dhe krejt kjo tregon se diçka po fshihet, thotë Artan Bajrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë  se nëntë diplomatët e njohur që pritet të dëshmojnë pro Hashim Thaçit, dëshminë e tyre nuk do të mund ta japin menjëherë. Edhe pse në moshë të shtyrë e me probleme shëndetësore, Gjykata Speciale e ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Thaçit që këta diplomatë të dëshmojnë menjëherë, pasi që ka rrezik të vdesin. Kur Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur. Tribunali i Hagës gjeneralin Clark e ka pranuar si dëshmitar kundër Millosheviçit. Derisa, Gjykata Speciale nuk e pranon gjeneralin Clark të dëshmojë për pastërtinë e luftës sonë dhe për koordinimin e UÇK-së me NATO-n Gjykata Speciale nuk ka pranuar që këta 9 diplomatë të njohur si Bernard Kouchner, Vesley Clarck, William Voker e të tjerë, të ftohen menjëherë për të dhënë dëshmi. Sipas vendimit të gjyqtarit, nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme se dëshmia e këtyre diplomatëve, mund të bëhet e pashfrytëzueshme më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …