UCK

Gjykata Speciale ka ftuar për hetime edhe dy ish-eprorë të lartë të UÇK-së, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin

Gjykata Speciale ka ftuar për hetime edhe dy ish eprorë të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin, të cilët kanë një veprimtari të mirënjohur kombëtare në dobi të kombit e atdheut. Po ashtu, Gjykata Speciale ka ftuar për ta marrë në pyetje  edhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, mjek dhe kirurg i kohës së luftës së  UÇK-së. Mjeku i mirënjohur, Fadil Beka dhe qindra mjekë të tjerë, gjatë kohës së luftës iu kishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kishin dhënë kontribut të çmuar në ndihmën mjekësore që iu kishin dhënë luftëtarëve të lirisë të plagosur në luftë, por edhe pjesëtarëve të popullatës së zhvendosur në gryka malesh. Në mesin e tyre disa dhjetëra kanë rënë dëshmorë. “Specialja” i ka intensifikuar hetimet, me qëllim që sa më parë të formulojë edhe aktakuzat e para kundër luftëtarëve të lirisë së Kosovës, të cilët padrejtësisht akuzohen për gjoja krime lufte, ndërsa kriminelët serbë, të cilë kanë masdakruar popullatën shiptare  nuk ftohen në hetime nga kt Tribubal i cili është themelura vetëm pë luftëtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Gashi

Ali Gashi: Mungesa e gjatë e institucioneve po dëmton drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe funksionimin e institucioneve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka tërhequr vërejtjen se …