leoni

Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Policia e Kosovës e fillon zbatimin e projektit sensibilizues për parandalimin e dhunës në familje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka nisur zbatimin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”, i cili ka për qëllim, parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se, në këtë kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt, ka bashkërenduar  aktivitetet ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve përkatësisht të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Gjithashtu, zbatimi i këtij projekti ka nisur me ligjërata nëpër shkolla. Deri tani janë mbajtur disa ligjërata në shkollat e Ferizajt, të Shtimes dhe të Hanit të Elezit, për të vazhduar pastaj edhe në të gjitha shkollat e planifikuara të rajonit të Ferizajt. Për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit janë angazhuar edhe zyrtarë policor të Njësitit të Komunitetit duke bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë Komunale të Arsimit. Projekti “Fenomeni i dhunës në familje do të zgjas deri me 31 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …