The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së Sadri Selimin

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimin, nga Vërrnica e Vushtrrisë. Këtë e ka bërë të ditur Safet Hasani, i cili ka shprehur indinjatën e thellë ndaj atyre që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së. “Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome. Do të doja të dijë, si po ndihen tani ata dëshmitarë parazitë (spiunë) që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së? A ju mjaftoj o ju të mjerë që për pak para dhe dokumentacionet e refugjatëve që i fituat t’i akuzoni pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë të UÇK-së?, ka shkruar Safet Hasani.  Sadri Selimin ka qenë pjesëtar i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …