Gjykata Speciale

Gjykata Speciale kundër UÇK-së, ka bërë të ditur se gjykimi në rastin e Salih Mustafës, është shtyrë deri në një njoftim të ri

Gjykata Speciale kundër UÇK-së,  ka  bërë të ditur se gjykimi në rastin e Salih Mustafës,  është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm. Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shty deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në këtë njoftim. Salih Mustafa, gjatë seancës së sotme  ishte paraparë se do të fillonte deklaratën pa betim, por ndërkohë e njoftoi gjykatën se ka ndryshuar mendjen dhe nuk do të deklarohet në gjykatore. Në seancën e së enjtes, ishte paraparë që Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte të bëjë deklaratë pa betim. Kryetarja e trupit gjykues, zonja  Foglia ka bërë të ditur se Mustafa kishte shpreh qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …