Gjykata Speciale nuk do të punojë sipas juridiksionit të Kosovës

Gjykata Speciale nuk do të punojë sipas juridiksionit të Kosovës

Miratimi i dokumentit më të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Rregullat e Procedurës dhe Provave, do të jetë dëshmi se këto dhoma nuk do të punojnë sipas juridiksionit të Kosovës. Kështu beson avokati, Tomë Gashi, derisa shton se një gjë  e tillë është vërtetuar me përbërjen e kësaj gjykate, që në stafin e saj të gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës nuk do të ketë as përkthyes nga Kosova. Sipas tij, funksionalizimi i Speciales do të jetë  kopje e procedurave që janë aplikuar në Tribunalin e Hagës, pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të zyrtarëve shtetëror, se  Dhomat e Specializuara do të funksionojnë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, dhe një gjë e tillë do të jetë vetëm formale. Nëntëmbëdhjetë gjyqtarët e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, Gashi thotë se vijnë kryesisht nga vendet që e kanë financuar këtë gjykatë. Ai e quan të çuditshëm mos emërimi e deritanishëm edhe të prokurorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …