mbpzhr 2018
kek
MIT
akp deri me 5 maj
Airport Adem Jashari
valamobile
Fillimi / Dëshmorët / Salih Bajram Vlashi (30.3.1957 – 24.3.1999)
Salih Bajram Vlashi (30.3.1957 – 24.3.1999)

Salih Bajram Vlashi (30.3.1957 – 24.3.1999)

Salih Vlashi u lind më 30 mars 1957 në fshatin Lumbardh të Kaçanikut. Ishte biri i një familjeje të varfër liridashëse fshatare.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Në pamundësi që të vazhdonte shkollimin, detyrohet të punësohet me qëllim që të mbante familjen.
Salih Vlashi ishte njeri me ndjenja patriotike, por problemi i Kosovës së robëruar e mundonte shpirtërisht. Gjendja në Kosovë po vështirësohej çdo ditë e më tepër, shtypja mbi shqiptarët po rritej me intensitet të jashtëzakonshëm dhe lufta në Kosovë po zgjerohej gjithënjë e më shumë. Ajo tashmë kishte filluar edhe në Kaçanikun e Idriz Seferit, Agim Bajramit, Xheladin Kurtaj, Besnik Beguncës e Qamil Ilazit. Salihu u nis në rrugën e lirisë. Më 20 Shkurt të vitit 1999 iu bashkua UÇK-së në kuadër të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Mori pjesë në shumë beteja, siç ishte ajo e 26 shkurtit 1999 në Lumbardh, e 28 shkurtit 1999 në Gajre, luftimet me 2 mars 1999 në drejtim të Puseve të Nikës, luftimet e 8 marsit 1999 në Ivajë, luftimet e 9 marsit 1999 në Lumbardh ku edhe bien heroikisht dy bashkëluftarët e tij, Milaim Loku dhe Emërllah Kuçi e deri në luftimet e përgjakshme të 24 marsit në Ivajë dhe Lumbardh.
Më 24 mars 1999 në orët e hershme të mëngjesit forcat serbe kishin angazhuar arsenal të fuqishëm ushtarak. Në agim filluan granatimet në fshatin Lumbardh. Njësitet ushtarake të UÇK-së ishin në mbrojtje të pozicioneve si dhe duke vëzhguar për së afërmi lëvizjen e forcave serbe. Lufta e Lumbardhit kundër pushtuesit serb, është pa dyshim lufta më e fuqishme dhe prova më e rëndë që përjetuan me vështirësi të mëdha forcat e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe popullata e Lumbardhit me rrethinë.
Çetnikët serbë dhe forcat ushtarake e policore serbe ndërmorrën sulm kundër forcave të UÇK-së dhe popullatës civile, sipas një plani të përpunuar me kujdes gjer në detaje, nga komanda e forcave ushtarake të pushtuesit serb.
Njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami” lëviznin në tërë zonën duke goditur caqet e armikut në pozicionet e tyre, duke ngjallur panikë në radhët e armikut. Edhe Kaçaniku i Legjendave kishte dhënë besën.
Trimit legjendar, i strategut ushtarak dhe kreshnikut të Karadakut, Idriz Seferi, i shkonin prapa trimat e maleve. Sepse jehona e luftërave të tij ende dëgjohej e ndihej në ndjenjën e luftëtarëve të rinj, prandaj atij prapa i shkonin ushtarët e UÇK-së. Ata shkonin t’i zgjeronin radhët e UÇK-së në mesin e tyre ishte edhe ushtari i lirisë Sali Vlashi, për ta mbrojtur atdheun e shtrenjtë më 20 dhjetor të vitit 1998.
Sulmi i egër i forcave armike goditi pa mëshirë Lumbardhin dhe fshatrat përreth, duke djegur e shkatërruar shtëpi, shkolla e duke kryer krime gjenocidiale dhe veprime të tjera kundër popullatës shqiptare.
Në këto luftime ra dëshmor luftëtari i UÇK-së Sali Vlashi me bashkëluftarët e tij: Sabit Loku, Ismail Kuçi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabri Loku, Izjah Loku, Cenë Loku, e Adnan Loku, kurse nga popullata civile u vranë dhe u masakruan Minah Kuçi, Sherif Kuçi, Danush Kuçi, Ismail Loku, Agim Loku, Garip Loku, Beran Loku, Naser Loku, Ibush Loku, e Naser Loku.
Më 24 mars të vitit 1999, Salih Vlashi dha jetën për liri.
Pas luftës, u bë rivarrimi i tij në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, më 25 shtator të vitit 1999. Pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë.
Në një vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Sali Vlashit, në nderim dhe përkujtim të tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij është zbuluar pllaka përkujtimore në vendin e rënies në fshatin Lumbardh.
Familja e tij në nderim të dëshmorit ka marrë mirënjohjë pas luftës nga Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Ministria e Mrojtjes e QPK-së dhe Komanda e Zonës së Gjashtë e TMK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Vata - Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Fadil Vata – Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Fadil Vata 10.01.1962 – 25.04.1990 Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa ...