Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale sqaron kriteret e vlerësimit të provave pas reagimit të Avokatit të Popullit

Gjykata speciale ka reaguar ndaj letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, i cili ka shprehur shqetësime lidhur me pranimin e dokumenteve që pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe në rastet gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin e saj, Gjykata Speciale thekson se vendimi për pranimin e provave në procedurë nuk nënkupton automatikisht peshën apo besueshmërinë që do t’u jepet atyre në aktgjykim përfundimtar. “Gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë duke pasur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim”, thuhet në reagim. Sipas Gjykatës, vlerësimi i pretendimeve faktike bëhet përmes një peshimi të përgjithshëm të provave, duke i konsideruar ato në tërësi. Gjykata sqaron gjithashtu se rregullorja procedurale nuk lejon që një verdikt fajësie të mbështetet vetëm në prova të izoluara, veçanërisht në rastet kur mbrojtja nuk ka pasur mundësi t’i kundërshtojë ato përmes marrjes në pyetje të dëshmitarëve. “Një vendim për të pranuar prova nuk do të thotë se gjykatësit duhet të mbështeten domosdoshmërisht në to për aktgjykim. Në fund të gjykimit, gjykatësit përcaktojnë peshën dhe besueshmërinë e secilës provë në kontekstin e të gjitha provave të pranuara”, thuhet më tej në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker, në përkujtim të Reçakut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nisur ditën e sotme me një …