Ekspertët: Urbanizimi i pakontrolluar faktor kyç në vërshimet e fundit

Urbanizimi i pakontrolluar i vendbanimeve, veçanërisht ndërtimet e afërta me rrjedhat e lumenjve, po konsiderohet nga ekspertët si një ndër shkaqet kryesore të vërshimeve të fundit në vend. Njohës të fushës së urbanizmit theksojnë se distanca minimale e lejuar për ndërtim pranë lumenjve duhet të jetë rreth 100 metra, ndonëse kjo varet nga pozita gjeografike dhe karakteristikat e terrenit. Sipas tyre, ky kriter nuk është respektuar në shumë komuna, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2024 tregojnë se rreth 80 për qind e banorëve jetojnë përgjatë rrjedhave të lumenjve. Ndërkohë, sipas ekspertëve, harta dhe studime mbi rrezikun nga përmbytjet kanë ekzistuar që më shumë se katër dekada, por nuk janë marrë seriozisht parasysh në procesin e planifikimit hapësinor. Sipas ekspertëve, rreziku nga vërshimet po shtohet edhe në zonat rurale, ku ndërtimi i mureve rrethuese në oborret e shtëpive pengon qarkullimin natyror të ujit, duke e përkeqësuar situatën gjatë reshjeve intensive.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerohet barkodi i parë GS1 në Kosovë për kompaninë Pestova – një hap historik për produktet kosovare

GS1 Kosova ka gjeneruar barkodin e parë zyrtar për kompaninë Pestova, duke shënuar një moment …