Kryetari Kastrati priti në takim Komisionin Qendror për Vlerësimin dhe Monitorimin e Fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me anëtarët e Shtabit Emergjent Komunal, priti sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror për Vlerësimin dhe Monitorimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive të tjera, të prirë nga Kastriot Lajqi, kryesues i komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në komunë, masat parandaluese, gatishmërinë institucionale dhe koordinimin ndërinstitucional në rast të situatave emergjente.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës publike e private.

Kryetari Kastrati shprehu gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të zbatuar rekomandimet profesionale dhe për të forcuar kapacitetet e Shtabit Emergjent, duke garantuar transparencë, përgjegjësi dhe koordinim në çdo fazë të menaxhimit të fatkeqësive.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Komisionit Qendror vlerësuan angazhimin e institucioneve komunale dhe theksuan se monitorimi, planifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve mbeten elemente kyçe për parandalimin dhe menaxhimin e suksesshëm të situatave emergjente.

Takimi përfundoi me zotimin për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për veprime të përbashkëta në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati zhvillon debat me të rinjtë gjimnazistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në një debat me nxënësit …