Pjetër Shala

Gjykata Speciale vazhdon standardet e dyfishta ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Pavarësisht se dënimi ndaj Pjetër Shalës ende po kontestohet në instancat më të larta, Gjykata Speciale ka vendosur edhe barrë financiare prej 208 mijë eurosh ndaj tij, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi. Pjetër Shala ka kërkuar nga Gjykata Supreme në Hagë anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin u aprovua urdhri prej 208 mijë eurosh dëmshpërblim ndaj tetë viktimave. Në kërkesën e parashtruar përmes mbrojtjes më 29 prill 2026 e cila u bë publike më 18 maj, Shala ka kërkuar që vendimi i Apelit të anulohet dhe të kthehet çështja para një paneli tjetër të gjyqtarëve. Mbrojtja ka argumentuar se procedurat për dëmshpërblim janë zhvilluar ende pa marrë formë të prerë aktgjykimi penal, duke cenuar parimin bazë të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtën për gjykim të drejtë. Nga njëra anë flitet për drejtësi, ndërsa nga ana tjetër vendimet duken të njëanshme dhe të nxituara kur bëhet fjalë për ish-luftëtarët e UÇK-së. Specialja po humb gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, pasi perceptimi publik është se kjo gjykatë po merret kryesisht me çlirimtarët shqiptarë, ndërkohë që krimet serbe në Kosovë mbeten pa adresim të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së takon zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim …