Pavarësisht se dënimi ndaj Pjetër Shalës ende po kontestohet në instancat më të larta, Gjykata Speciale ka vendosur edhe barrë financiare prej 208 mijë eurosh ndaj tij, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi. Mbrojtja ka argumentuar se procedurat për dëmshpërblim janë zhvilluar ende pa marrë formë të prerë aktgjykimi penal, duke cenuar parimin bazë të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtën për gjykim të drejtë. Nga njëra anë flitet për drejtësi, ndërsa nga ana tjetër vendimet duken të njëanshme dhe të nxituara kur bëhet fjalë për ish-luftëtarët e UÇK-së. Specialja po humb gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, pasi perceptimi publik është se kjo gjykatë po merret kryesisht me çlirimtarët shqiptarë, ndërkohë që krimet serbe në Kosovë mbeten pa adresim të barabartë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
