Gjykata Speciale

Gjykata Speciale zyrtarisht ka filluar pushimin për “Festat e Krishtlindjes” prej sot deri më 4 janar të vitit 2022

Gjykata Speciale zyrtarisht ka filluar pushimin për “Festat e Krishtlindjes”,  prej sot deri më 4 janar të vitit 2022. Gjatë kësaj kohe Gjykata Speciale nuk do të mbajë  seanca gjyqësore kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Parashihet që më 11 janar të vitit të ardhshëm të fillojë gjykimi kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ndërsa gjykimi tjetër në Gjykatën Speciale për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, pritet të vazhdojë më 18 janar të vitit të ardhshëm. Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale gjoja  kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaron se Ballkani Perëndimor ka prioritet bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është  shprehur optimist për rëndësinë …