Gjykata

Gjykata Supreme e Kosovës u refuzoi kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë luftëtarëve e eprorëve të UÇK-së nga Drenica

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar  kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për luftëtarët dhe eprorët e  UÇK-së nga Drenica, të akuzuar për gjoja krime lufte. Ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, i është konfirmuar dënimi me 3 vjet burgim, aq sa është edhe dënimi i ish-deputetit, Fadil Demaku. Dënimet janë vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim. Dënimi me nga 3 vjet është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn.

Fadil Demaku ka konfirmuar lajmin për këtë vendim skandaloz. Ai ka shkruar “Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit e deri në Supreme. Turpi  nuk paska fund. Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar. Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …