Ndihmëssekretari amerikan, Wess Mitchell: SHBA-ja nuk ka plan tjetër përveç mbështetjes së pavarësisë së Kosovës

Blic: Serbia e ka të vështirë të përballet me fuqinë që ka Kosova jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë

Analisti politik serb nga Uashingtoni, Obrad Kesiq, thotë se është e vështirë të dihet saktësisht shuma e parave e cila arrin për lobimin shqiptar në SHBA. “Mjetet definitivisht vijnë nga Shqipëria, përmes firmave që kryejnë punë për shtetin, e më pas financojnë bashkësitë shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni… Mjetet arrijnë edhe nga Prishtina, Kosova këtu ka ambasadë, aktiviteti i së cilës është shumë i madh. Përfundimisht, paraja arrin edhe nga bashkësia gjithnjë e më e madhe shqiptare në SHBA. Edhe pse në mesin e tyre ka pakënaqësi, të gjithë pajtohen rreth pavarësisë së Kosovës, thotë Kesiq. Ai për gazetën serbe “Blic”, thotë se edhe pse administrata e Trumpit nuk është aq e dhënë ndaj interesave të shqiptarëve siç ishte më parë, në Stejt Department edhe më tej ekzistojnë zyrtarë të cilët në mënyrë sentimentale janë të lidhur me mbështetjen për shqiptarët e Kosovës, transmeton lajmi.net. Në anën tjetër, Serbia nuk ka as lob të fuqishëm në SHBA e as para për të lobuar. Një deklaratë e tillë e Kesiqit është bërë në tekstin e gazetës serbe me titull propagandues “Shqiptarët i japin Trumpit miliona për presion Serbisë”. Kjo gazetë shkruan se presidenti Trump merr miliona nga shqiptarët për t’i bërë presion Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Shqiptari më i pasur, Behgjet Pacolli është financuesi kryesor i Shqipërisë së Madhe dhe nuk kursen mjete që të lobojë në të gjithë boton, respektivisht në Amerikë, për pavarësinë e Kosovës”, shkruan Blic. Tutje gazeta e pranon se Serbia e ka të vështirë të përballet me fuqinë që ka Kosova jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. “Derisa po afron koha e zgjidhjes përfundimtare të problemit të Kosovës, pala shqiptare ka pozicion të fuqishëm nga i cili nuk dëshiron të lëkundet me asnjë çmim”, shkruan gazeta serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …