Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Daniel Serwer: Një Qeveri me 61 vota e varur nga Lista Serbe dhe përballë një opozitë të fortë nuk është formulë stabiliteti

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se Qeveria e re e Kosovës nëse formohet me shumicë të thjeshtë parlamentare nuk është formulë stabiliteti.  Nëse Qeveria formohet me shumicë të thjeshtë parlamentare nuk është formulë stabiliteti. Sipas tij, nëse koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë, atëherë kryetari Thaçi duhet t’ia japë mandatin kandidatit për kryeministër të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.  Një Qeveri me 61 vota, e cila do të kishte përballë një opozitë të fortë në njërën anë dhe në anën tjetër do të varej nga Lista Serbe, nuk tingëllon aspak si formulë stabiliteti. Duke folur për situatën aktuale politike dhe ngërçin dymujor, Serwer ka thënë se kjo zvarritje do të ketë edhe koston e vet, por do të ishte shumë më mirë sikur klasa politike  do të arrinte deri te një konsensus për gjetjen e një zgjidhjeje sesa vendi të dërgohej në zgjedhje të reja parlamentare. Në fund Serwer ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …