Naser Raufi

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me nga 1200 euro avokatët: Naser Raufi, Bujar Dardhishta dhe Mefail Arsllani

Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me nga 1200 euro avokatët Naser Raufi, Bujar Dardhishta dhe Mefail Arsllani, pasi ata paraprakisht e kanë braktisur seancën e sotme gjyqësore ndaj “Grupit të Kumanovës”. Sipas gjykatës, me lëshimin e seancës, ata e kanë ofenduar gjyqin dhe kanë bërë pengesë për vazhdimin e procesit të rregullt gjyqësor, raporton televizioni publik i Kosovës. Avokatët do t’i paguajnë edhe harxhimet për seancën e sotme, e cila është ndërprerë dhe vazhdimi i saj është caktuar për 8 mars. Avokatët mbrojtës për 29 të akuzuarit e grupit të Kumanovës kanë braktisur seancën e sotme gjyqësore, në shenjë pakënaqësie për shkak të moslejimit të familjarëve të të akuzuarve dhe gazetarëve për ta përcjellë seancën.

Kontrolloni gjithashtu

IAEA verifikon raportimet për sulm ndaj një centrali bërthamor në Iran: Nuk pritet rrezik radiologjik

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar raportimet për …