Albin Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë, lëshoi urdhër-arrest për deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një  urdhër arrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjyqtari i çështjes, Beqir Kalludra ka thënë për mediet  se pas arrestimit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit. Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i arrestuar dhjetëra herë deri tani, thuhet se  ka refuzuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë është bërë e ditur se Albin Kurti ndodhet në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …