Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicollas Guillou refuzon kërkesën për lirimin e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gjykatësi i Speciales, Nicollas Guillou refuzon kërkesën për lirimin e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-kryetarit Hashim Thaçi, ish kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Një vendim të tillë e Gillou e kishte marrë edhe të premten për Kadri Veselin. Në fakt gjykata vendimin për të gjithë ish-krerët e kishte marrë të premten e kaluar, mirëpo që i njëjti është publikuar tek sot. Avokatët e krerëve të UÇK-së me anë të argumentimeve të tyre kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre përmes parashtresave të paraqitura. Sidoqoftë, arsyetimet e tyre i ka cilësuar si të pamjaftueshme gjykatësi i procedurës paraprake. I njëjti ka urdhëruar palët që përgjigjet e tyre t’i dërgojnë deri më 29 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …