Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou. Në vendimin e tij, gjyqtari francez ka kërkuar nga avokati dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti. Kjo është hera e tretë që Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
