Konjufca i Vetëvendosjes ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Glauk Konjufca: Sarrazin nuk po tregohet objektiv, as ka pasur mirëkuptim për masat që Kosova u ka vendosur mallrave serbe

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë paralajmëruar vazhdimin e masave të sigurisë lidhur me mallrat serbe dhe njëkohësisht edhe paqartësinë për pjesëmarrjen në CEFTA. Paralajmërimet vijnë në kohën kur i dërguari gjerman, Manuel Sarrazin, tha se po kërkohet një formulë e vazhdimit të aktiviteteve të CEFTA-s sipas modelit gjashtë minus një, që nënkupton vazhdimin e tregtisë së lirë të gjashtë vendeve të Ballkanit por pa Kosovën. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Sarrazin nuk po tregohet objektiv dhe se s’ka pasur mirëkuptim për masat e sigurisë që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave serbe. Sipas tij, pavarësisht kritikave Kosova s’do t’i largojë masat e sigurisë ndaj mallrave serbe. Masat mesa kam unë informata do të mbetet në fuqi. Nuk shoh ndonjë veprim që shumë shpejtë ato do të hiqen sa i përket masave të sigurisë që Kosova i ka vendos ndaj Serbisë për qarkullimin e këtyre mallrave. Kështu që mendoj se ky vit do të shkojë kështu. Plus ne sa të arrijmë në muajin dhjetor ne do të hyjmë në fushatë zgjedhor dhe do të jetë një situatë të re në vitin 2025”, tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …