Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Glauk Konjufca: Vendi ndodhet në një betejë të rëndësishme, e cila do të përcaktojë se çfarë orientimi do të ketë shteti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur lidhur me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se shpejtësia e realizimit të premtimeve nga kjo parti ndoshta “nuk është siç është pritur”. Mirëpo sipas Konjufcës  vendi ndodhet “në një betejë të rëndësishme”, e cila do të përcaktojë se “çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës” dhe se ajo duhet të fitohet. “Si mazhorancë kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve nuk është siç është pritur, mirëpo mendoj që tash jemi në një betejë shumë të rëndësishme, bash në këtë moment kur po flasim, e ajo betejë duhet të fitohet. Kjo betejë me të vërtetë ka shumë rëndësi për çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës. Kjo është betejë për karakterin e shtetit”, ka thënë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …