leoni

Ka filluar një operacion ushtarak i Amerikës, Francës dhe Anglisë kundër regjimit të Asadit në Siri

Goditja e “kafshës Assad” nga Amerika më afër se kurrë

Kryetari amerikan Donald Trump njoftoi kundërpërgjigjen e ashpër kundër “kafshës Assad”, që përdor armët kimike ndaj popullit të tij. Një foto e tij me 19 komandantët më të lartë ushtarakë në zyrën e Ovale, paralajmëronte edhe vendimin e njoftuar sot. Por pas deklaratës për luftë të Trump, luftanija USS Donald Cook, e ngarkuar me 50 raketa me rreze të largët “Tomahawk”, tani është vendosur në Mesdheun Lindor pranë territorit të mbajtur nga Bashar al-Assad në Siri. Ndërkohë që të mërkurën, luftanija USS Harry Truman, një avionmbajtës bërthamor i shoqëruar nga 4 anije më të vogla, të cilat brenda pak ditësh do ta vendosnin Sirinë brenda rrezes së goditjes.

Ushtria ruse po e  vëzhgon nga afër situatën me Sirinë dhe është e njohur me lëvizjet e anijeve amerikane të luftës në rrugën drejt Gjirit, njoftoi Moska zyrtare. Njoftimi erdhi pasi presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi sulmet ndaj Sirisë mbi përdorimin e  armëve kimike, të cilat Siria i ka përdorur sërish mbi popullatën civile Marina amerikane njoftoi të martën se grupi luftarak, i kryesuar nga USS Harry S. Truman, do të nisë të mërkurën në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Ndërkphë kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë shumë të matur dhe bashkëpunuese, e cila nuk lë për të kuptuar se ai e ka nuhatur mirë qëllimin e kryetaerit amerikan Donald Trump për ta ndësjura “Kafshën Assad”, ashtu sikur edhe e kishte  ndëshkura një vit më parë duke ia asgjësuar një bazë të frtë ushtarake brenda një sulmi të shkurtër.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …