Gonçarenko: Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheq, sepse shumica absolute në Serbi, është proruse

Deputeti ukrainas, Aleksej Gonçarenko, ka folur pas takimit që kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelesnki pati në, Athinë me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Gonçarenko  ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj,  jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute. Kjo  nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu , ai ka thënë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Ne duhet të takohemi, por jo t’ i  komprometojmë parimet tona? Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Gonçarenko në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …