Goranët, sërish të manipuluar nga Serbia

Komuniteti goran që jeton kryesisht në komunën e Sharrit, në jug të Kosovës, qysh prej përfundimit të luftës është manipuluar nga Beogradi. Të vetëquajturit përfaqësues të këtij komuniteti kanë paralajmëruar se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Gorë, me 24 prill. Në një kumtesë të nënshkruar nga Emin Zurapi, thuhet se goranët ashtu si herëve të tjera, janë të disponuar të dalin në zgjedhjet e organizuara nga Serbia. “Goranët e përkrahin politikën aktualet Qeverisë. Presim që edhe në nivelin lokal të zgjidhet pushteti në proporcion me atë republikan. Me gjithë problemet me të cilët ballafaqohemi, ne jemi me Qeverinë e cila ka qenë gjithmonë me ne në momentet më të vështira”, theksohet më kumtesë.  Përndryshe, goranët një komunitet sllavisht-folës të besimit islam që jetojnë kryesisht në trevën e Gorës, në trekëndëshin kufitar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Si Serbia ashtu edhe Bullgaria dhe Maqedonia i pretendojnë si të tyret këtë grup, duke u shpërndarë madje edhe pasaporta të shteteve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …