Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maltës

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga bashkë me homologen e saj nga Malta, Marie Louise Coleiro Preca, morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, dhe kryetarit të Odës Ekonomike, Ndërmarrjeve dhe industrisë të Maltës Anton Borgu. Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë i zhvillimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. “Ky memorandum do t’ua mundësojë bizneseve të Kosovës dhe Maltës që t’i shtojnë aktivitetet afariste dhe t’i zgjerojnë tregjet e tyre”, është thënë në komunikatën e presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …