Gratë ideojnë Strategji për Fuqizimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë

Gratë e Kosovës themeluan Koalicionin për Barazi

Sot me 22 qershor 2018, në Hotel Sirius në Prishtinë, gjatë nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”, gratë në politikë në nivelin qendror dhe lokal, organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste të cilat përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën në përmirësimin e pozitës së gruas në politikë, vendimmarrje dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, themeluan Koalicionin për Barazi. Pjesëmarrëset u zotuan se do të punojnë drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të përbashkët për fuqizimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në politikë dhe vendimmarrje dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë, pa marrë parasysh preferencat politike, gjininë, moshën, etnicitetin, aftësinë, religjionin, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqëror-ekonomik. Për sukseset e ndryshimeve që ndodhin kur bashkohen gratë në politikë me gratë e shoqërisë civile, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së, theksoi se “Mesazhi i këtij bashkimi është solidariteti mes grave”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …