Greg Delawie

Greg Delawie kërcënon deputetë dhe politikanë që mbështesin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është mirë që anëtarët e Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje. “Është e domosdoshme të jenë të pranishëm për të gjitha temat sepse e kemi obligim edhe para qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli. Paraprakisht, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kishte paralajmëruar se mund të përballen me pasoja të ashpra të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra” ka deklaruar Delawie. Po ashtu, para se të fillonte mbledhja e Kryesisë, ambasadori Delawie është parë të ketë realizuar edhe një takim me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …