Richard Grenell

Grenell: SHBA-të janë të interesuara që t’i zgjidhin çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kryetari Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi, ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ambasadori Richard Grenell. Ai po qëndron në vendin tonë në cilësinë e të dërguarit të Posaçëm të  Trumpit për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto komente Grenell i ka bërë ndërsa po fillonte një darkë pune me kryetarin Thaçi. “Ne duam që të arrijmë progres në këtë rajon, në Kosovë, në Serbi në planin ekonomik”, ka thënë Grenell, duke nënvizuar se “të rinjtë kanë nevojë për vende pune”. “Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, nuk do të përfshihem në diskutimet politike. Unë dëshiroj që të avancojnë edhe Kosova e edhe Serbia, në një drejtim të një kuptimi më të gjërë të punës së përbashkët”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …