MIT
tv dielli
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Lajmet / Çelaj: Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur në PDK por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet
Lirak Çelaj

Çelaj: Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur në PDK por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka kontestuar mënyrën e emërimit të njerëzve në kryesinë e PDK-së. Për më tepër komunikatën e këtij subjekti e ka cilësuar cinike. “Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë ‘demokratike’”, ka shkruar Çelaj. Më 4 janar, ai i ka drejtuar një letër kreut të partisë, Kadri Veselit, në të cilën ka shfaqur pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor, i cili sipas tij nuk është zhvilluar në frymë demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Në mesin e mjekëve të ardhur nga Serbia në mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente

Haradinaj: Në mesin e mjekëve të ardhur nga Serbia në mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet pasur kujdes nga ...