Gjykata Speciale

Grup intelektualësh nga hapësirat shqiptare e diaspora i reagojnë Gjykatës speciale: MOS LUANI ME FATIN E NJË POPULLI!

Që nga fillimi kemi përcjellë me vëmendje të gjitha proceset e udhëhequra që nga Dhomat e specializuara e deri të verdikti i fundit i Trupit gjykues të Gjykatës speciale në Hagë dhe jemi të obliguar moralisht e kombëtarisht të shprehim pakënaqësinë tonë për padrejtësitë që po u bëhen çlirimtarëve – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Së pari; prokuroria bashkëpunon, mbledhë e grumbullon “prova” nga shteti që është i njohur në tërë botën për krimet e kryera në Kosovë, më pas gjykata, në vend që të merret me fakte e prova të mjaftueshme për pafajësinë e çlirimtarëve, ajo merret me thashetheme të pakuptimta si: “me ka thënë njëri që i kish pas treguar gruaja…” e tjera që mund të jenë gjithçka vetëm prova për të dënuar JO! 

Së dyti; tani që dënuat Salih Mustafen me 26 vite heqje lirie, për “krimet” e pa bëra. Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn i dënuat se i pranuan dokumentet sekrete të “prokurorisë speciale”, pa e gjetur e pa e dënuar njeriun që i nxori ato dokumente nga “dhomat e specializuara”, i dënuat në emër të popullit!  Shtrohet pyetja: Në emër të cilit popull?

Jo, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë populli nuk i dënon bijtë e bijat e veta që luftuan për lirinë e vendit. Pra populli shqiptar nuk dënon për hatrin e asnjë armiku, për tu bërë mik me të! 

Nuk është për tu krahasuar në asnjë mënyrë, por vetëm sa për t’ia përkujtuar kësaj “prokurorie” dhe “gjykate” e besa edhe disa shpirtshiturve shqipfolës se, kriminelët serb për krimet e vrasjet e qindra mijëra shqiptarëve, u dënuan me aq pak vite, apo thënë troç u amnistuan, kurse çlirimtarët pa prova të qëndrueshme me dënime aq të larta! Si është e mundur kjo të ndodh në një gjykatë ndërkombëtare?! Vërtet duhet rishikuar punën e juaj, jeni apo s’jeni të aftë për të ndarë drejtësi!

Ju mund të dënoni çlirimtarët në emrin tuaj, të Serbisë e të bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, por assesi në emrin tonë e të popullit, sepse ky popull, falë luftës çlirimtare të UÇK-së, sakrificës së tyre dhe ndihmës së madhe të NATO-së sot e gëzon lirinë.

Vetëm një drejtësi e çmendur, do të thurte disertacione që do të kompletonin një verdikt, që do t’i shpallte njerëzit e shtyrë që të rezistonin me armë kundër barbarisë serbe, në këtë rast çlirimtarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës si kriminel lufte!

Reagimin e përkrahen:   

 

  1. Akademik Skënder Kodra – Nju Jork
  2. Akademik Hakif Bajrami – Prishtinë
  3. Dibran Fylli, regjisor/aktor – Prishtinë
  4. Mejdi Alidemi, regjisor – Shkup
  5. Prof. Asllan Qyqalla – Fushë-Kosovë
  6. Prof.dr. Lush Susa – Tiranë
  7. Mas. Jahja Lluka – Prishtinë
  8. Sejmen Gjokoli, Mjeshtër i Madh – Vlorë
  9. Jakup Ismaili – Prishtinë
  10. Prof. Bedri Halimi – Prishtinë
  11. Ramadan Selimi – Prishtinë
  12. Akademik piktor Idriz Berisha – Klinë
  13. Nexhmi Muqiqi – Prishtinë
  14. Prof. Bedri Tahiri – Vushtrri
  15. Adem Zhitopotoku, aktor – Mitrovicë
  16. Prof.dr. Mustafë Haziri – Mitrovicë
  17. Perparim Uka – Fushë-Kosovë
  18. Hysen Gecaj, ish epror ushtarak – Prishtinë
  19. Shaban Baksi, muzikolog – Prishtinë
  20. Muhamet Ahmeti – Prishtinë 

Si dhe shumë personalitete tjerë të jetës akademike, kulturore, letrare e artistike.

Dibran Fylli

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …