Grupi i baletit për fëmijë nga Suhareka udhëtoi për Turqi

Grupi i baletit për fëmijë nga Suhareka së bashku me udhëheqësen e tyre Albulena Shala, udhëtuan për në Kocaeli të Turqisë, ku do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e fëmijëve nga rreth 80 shtete të botës. Në përcjellje të 20 fëmijëve nga Suhareka, përveç familjarëve ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ju ka dëshiruar rrugë të mbarë, suksese në Festival dhe ka uruar që të kthehen të stolisur me shpërblime nga atje. Kryetari Muharremaj, ka mbështet udhëtimin e nxënësve për pjesëmarrje në Festivalin e fëmijëve në Turqi dhe ka premtuar se do të mbështesë çdo herë ata që janë shembull për të mirë dhe na përfaqësojnë kudo neve si Komunë. Do theksuar se Grupi i baletit për fëmijë është përfaqësues i vetëm i Republikës së Kosovës në këtë Festival.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …