Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar edhe deputetja Emilija Rexhepi

Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar edhe deputetja Emilija Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka njoftuar se deputetja e pakicave, Emilja Rexhepi, është bërë pjesë e partisë së tij. Kësisoj AAK-së i rritet Grupi Parlamentar në 12 deputetë.

“Emilija Rexhepi i bashkohet GP të AAK-së. Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së! E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj!” ka shkruar Nitaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …