Brickos

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën po shqyrtohen ankesat e rastit "Kumanova"

Grupit të Kumanovës i ndërrohet burgu, ata do ta vuajnë dënimin në burgun e Idrizoves, reagojnë familjaret

Të burgosurve të Grupit të Kumanovës edhe zyrtarisht i është ndërruar burgu. 29 personat e këtij grupi tashmë do ta vuajnë dënimin në burgun e Idrizoves. Ky ndërrim i ka irrituar familjarët. Ata kanë kërkuar hetime ndërkombëtare rreth këtij rasti. Kështu ka shkruar në rrjetin social, familja e Mirsad Qerimit. Vëllai i tij, ka shkruar se e gjithë e vërteta rreth këtij rasti, mund të dalë vetëm atëherë kur ky rast merret nga ana e institucioneve ndërkombëtare për hetim. Thotë se familjarëve të këtij grupi u ka humbur besimi në institucionet e Maqedonisë. “Pas disa takimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, ka filluar dërgimi i të Akuzuarve të Grupit të Kumanovës në vuajte të dënimit në Burgun e Idrizovë. Ky është një mesazh shqetësuese për Familjarët e ‘Grupit të Kumanovës’ se e vërteta nuk do të dalë në shesh dhe se Drejtësia në Maqedoni nuk është duke Funksionuar, dhe se nuk pritet që ky rast të zbardhet përmes organeve të Drejtesisë Maqedonasë e aq më pak nga Shteti i Kosovës, e vetmja Alternative ka mbetur në Hetime ndërkombëtare, para se të bëhet vonë për të gjithë”, kanë shkruar familja e Mirsad Qerimit. E ndërkohë, për këtë rast, Gjykata e Apelit në Shkup pritet që në muajin tetor të këtij viti të mbajë seancën e rradhës ku do të deklarohet vendimi i shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …