Mbi 10 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, pjesa e parë

Komisioni Shtetëror i Maturës bënë të ditur se Testi i Maturës për afatin e dytë do të mbahet me 28 gusht e 1 shator

Komisioni Shtetëror i Maturës, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për afatin e dytë të testit të maturës për këtë vit, i cili do të mbahet me 28 gusht dhe një shtator. Në ketë afat testi do të realizohet në të gjitha komunat në të njëjtën ditë, jo siç është realizuar në afatin e parë i ndarë në regjione. Këtij testi pritet t’i nënshtrohen mbi 7 mijë nxënës. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë siguruar të gjitha të dhënat nga komunat e vendit. Në ketë afat testi i maturës do të realizohet në të gjitha komunat në të njëjtën ditë për dallim nga afati i kaluar që është ndarë në regjione. Edhe menaxhimi në ketë afat nuk do të jetë problem për arsye se nuk ka numër të madh të nxënësve, theksoi Kadriu. Për mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka angazhuar administratorë në tërë Kosovën si dhe monitorues e komisionerë. Pjesa e parë e testit do të përfshijë lëndët e përgjithshme, gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë janë lëndët e profesionit. Ndërkaq, në bazë të Ligjit për Maturën, kalueshmëria është me 40 për qind të pikëve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …