Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë se do kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Gucati: Gjykata Speciale gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së e jo ata që kanë bërë krime në Kosovë

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të një ftese nga Gjykata Speciale, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka deklaruar se Gjykata Speciale po gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së e jo ata që kanë bërë krime në Kosovë. Ai ka përkujtuar se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë gjykatë dhe ka theksuar Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë proces. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka theksuar më tutje se Gjykata Speciale është politike dhe e njëanshme. Kjo gjykatë po mundohet të gjykojë vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe jo ata që kanë bërë krime në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …