Limaj

Limaj: S’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve. Ai ka mohuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje. “Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …