Lutfi Haziri

Haziri: Presidenti duhet të caktoj sa më parë datën e zgjedhjeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja kërkon nga kryetari i vendit që ta ushtroj detyrën kushtetuese dhe sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve. “Ne nuk e kemi dashur në këtë mënyrë dorëheqjen e z. Haradinaj, por Kosova tashmë është në zgjedhje. LDK kërkon nga presidenti i Republikës që ta ushtrojë detyrën kushtetuese dhe ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejtë. Nuk ka nevojë që të thellohet kriza politike. Vendi, situata aktuale politike dhe vetë akti i dorëheqjes kërkon legjitimitet politik e jo formula artificiale për të vazhduar mandatin për ndonjë javë ose muaj”, ka shtuar më tutje nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Edhe kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se s’ka mundësi për qeveri teknike dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …