Komisari i BE-së për zgjerim, Hahn legjitimon zgjedhjet e 18 qershorit dhe kërkon nga PD-ja të mos i pengojë ato

Hahn: Nga 95 kushtet e vëna Kosova ka përmbushur 93 prej tyre

Pas takimit me delegacionin tonë në Bruksel, komisionari evropian, Johanes Hahn tha se nga 95 kushtet e vëna Kosova ka përmbushur 93 prej tyre. Ai theksoi më tutje se sa i përket përmbushjes së kushteve të mbetura Hahn theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithë politikanëve në Kosovë. Është e mundur që Komisioni Evropian të prezantojë një raport të fundit për Kosovën në maj të vitit që vjen dhe aty do të shihet se a do të ketë nevojë për një raport të dytë apo se çdo gjë ka përfunduar dhe të lajmërohet këshilli. Pyetjes se përse Kosovës i është vendosur kusht demarkacioni kur të gjithë e dimë se nuk ishte kushti i njëjtë edhe për vende të tjera të ish-Jugosllavisë siç është Kroacia, Hahn u përgjigj duke thënë se “ne kemi mësuar nga gabimet e mëhershme dhe se nuk duam të lëmë çështje të pazgjidhura”. Ai shtoi më tutje se të gjitha këto kushte nuk janë imponuar por janë rezultat i një marrëveshje të përbashkët dhe se të gjitha këto duhet të realizohen.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …