Brickos

Thaçi: FSK-ja është rritur në forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare

Thaçi: FSK-ja është rritur në forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare

Me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar pjesëtarët e saj dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Ai vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe ushtritë e vendeve tona mike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri te Evropa. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale dhe sukseset e saj kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës. Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë. Trupat e kësaj force ndihmojnë në aksione të kërkimit-shpëtimit në rajon e më gjerë. Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet, vlerësoi në mes tjerash kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …