Kadri Veseli

Në Bushat të Drenasit filluan punimet për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Xheladin Gashi – Plaku”

Sot në Bushat të Drenasit filluan punimet për ndërtimin e Sallës së edukatës fizike në shkollën “Xheladin Gashi – Plaku”. Në ceremoninë e fillimit të punimeve mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai vlerësoi se investimi në sallën e re sportive të shkollës së Bushatit, i cili nisi sot, ushqen perspektiven e vajzave dhe djemve tanë. Shkolla mban një emër të madh, atë të Xheladin Gashit – Plakut, njërit prej themeluesve të UÇK-së. Le të bëhen të mëdhenj edhe talentët tanë, e le t’i sjellin medalje të arta Kosovës. Fëmijët tash e tutje, do të kenë ku ta zhvillojnë më mirë talentin e tyre, ka vlerësuar në mes tjerash kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …