Specialja anulon seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për pengim të administrimit të drejtësisë

Gjykata speciale në Hagë ka publikuar Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke anuluar seancat e planifikuara për muajin gusht. Vendimi është marrë pasi mbrojtja e Fadil Smakaj, më 30 korrik 2026, njoftoi në bazë të Rregullës 131 se nuk do të paraqesë prova në këtë fazë të procedurës. Si rezultat, gjyqtari i vetëm përgjegjës për çështjen anuloi seancat e parashikuara për 17, 18 dhe 19 gusht 2026, si dhe afatet e përcaktuara më herët në urdhrin e dytë për caktimin e datave. Njëkohësisht, gjykata ka urdhëruar Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 4 gusht 2026, në orën 12:00, të dorëzojë një mocion nëse synon të paraqesë kundërprova. Nëse Prokuroria nuk paraqet një kërkesë të tillë, faza e administrimit të provave do të konsiderohet e përfunduar dhe procesi do të kalojë në fazën e argumenteve përmbyllëse. Sipas urdhrit të gjykatës, kalendari i mëtejmë procedural parashikon:

  • 24 gusht 2026 (deri në orën 16:00) – afati për dorëzimin e dosjeve gjyqësore përfundimtare, nëse palët vendosin t’i paraqesin;
  • 4 shtator 2026 – afati për dorëzimin e kundërpërgjigjeve, nëse do të ketë të tilla;
  • 10, 11 dhe 14 shtator 2026 – mbajtja e seancave për paraqitjen e argumenteve përmbyll

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Krasniqi: Kurtit i ka dalë jashtë kontrollit situata me korrupsionin

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj …