PDK konfirmoi opozitën

Pas takimit me Albin Kurtin, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij do të mbetet në opozitë. “PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera”, kishte deklaruar Hamza. Kurti e kishte cilësuar takimin si konstruktiv, por pa rezultate konkrete, duke shprehur shpresën se do të gjendej një marrëveshje për konstituimin e institucioneve. Edhe takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zhvillua në frymë konstruktive, ndërsa të dy palët u pajtuan të vazhdojnë komunikimin. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi një grup anëtarësh të LDK-së kërkuan shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit, duke iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për Kuvendin e Përgjithshëm të partisë. Si pasojë, Abdixhiku njoftoi pezullimin e bisedimeve me LVV-në deri në përfundimin e procesit të brendshëm. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i Kuvendit të LDK-së, ende nuk është zhvilluar një takim i ri ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Shtime mbahet tryeza shkencore “Portrete Krijuesish” kushtuar profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizon tryezën me temë “Portrete Krijuesish”, një …